Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka zhvilluar një ceremoni ku ka dekoruar me medalje 7 sportistë elitarë.
Kreu i qeverisë në fjalën e tij në këtë ceremoni bëri me dije se do të ketë mbështetje financiare për të gjithë ata sportistë që do të kenë nevojë për stërvitje speciale jashtë Shqipërisë, siç ishte rasti i Luiza Gegës që i duhej të bënte stërvitje në Kenia.
Ndër të tjera gjatë shpërndarjes se nderimeve për sportistët ai nuk i ka ndalur batutat kur ka thirrur për të marrë titullin e saj të nderit skiatoren Lara Colturi, 16 vjeç me origjinë nga Italia, e cila përfaqësoi vendin tone në Kupën e Botës së Skive Alpine.
‘Rast i veçantë tek një personazh që për shumë vite që vijnë do ta kemi para syve me shumë medalje dhe ngritje të flamuri tonë kombëtar një tjetër individ që vjen nga një tjetër shtet por që sot është bërë pjesë e qytetarisë shqiptare dhe e ngjyrave kuqezi, që është Lara Colturi. Larën e kam takuar kur erdhi në zyrën time bashkë me prindërit dhe kam mbetur i prekur nga fjalët e tyre të dashuruar me Shqipërinë dhe shqiptarët me mënyrën sesi ne jemi por që sot vijojmë që të kemi disa gjëra të vjetra që italianët i kanë harrura.
Ajo që ishte prekëse ishte se ajo nuk ishte një sportiste e zakonshme, dhe e prekur që nuk gjente vend atje por ishte me të gjithë karakteristikat e një kampioneve. për fat të keq pasi kapi majën e morën mësysh, pati një problem. E kanë marrë mësysh italianët kur e kanë parë që ka ngritur flamurin tonë. me shumë respekt
Do thoni pse ylli i Larës është më i vogël se i Blikenit dhe Erkandit, sepse e para është më e vogël dhe nëse do i jepnin me të parën yllin e madh çfarë do i japim herën tjetër dhe herën e tretën e të katërt do të vijë bashkë me Luizën që të japë yje të tjerëve’, ka thënë ai./abcnew.al