Këshillat e dentistëve kur digjet goja prej ushqimeve

schedule17:51 - 15 Dhjetor, 2017

schedule 17:51 - 15 Dhjetor, 2017

Tani që i ftohti ka ardhur, shumë prej nesh mund të bien “pre” e ushqimeve të nxehta.

Të sapo dala nga furra, ushqimet bëhen akoma dhe më shumë tërheqëse, por kjo është shumë e dëmshme për shëndetin e gojës.
Çdo pjatë supe, salcat pikante apo çdo lloj ushqimi tjetër i nxehtë mund të jetë rrezik më vete sepse mund të shkaktojë djegie të gojës.
Dentistët na sugjerojnë të ndjekim disa këshilla të rëndësishme se si të rikuperojmë veten, kur jemi përballë një situate të tillë.

1. Ndiqni një dietë të lehtë
Kjo do të thotë që të heqësh nga menuja patatet e skuqura, arrat dhe ushqimet e tjera të thata. Dentistët këshillojnë kosin sepse nuk irriton qiellzën e gojës dhe gjuhën.

2. Shmangni ushqimet shumë të nxehta, shumë të ftohta dhe pikante
Nëse doni të rimerrni veten më shpejt, kjo do të thotë që duhet të largoheni prej gjërave pikante, supave të nxehta dhe pijeve të ftohta. Këto ushqime ngacmojnë pjesën e djegur të gojës. Duhet të siguroheni që çdo gjë që hani të jetë në temperaturën e dhomës ku ndodheni.

3. Jo pijeve më përbërje acidike
Kafeja, vera dhe soda duhet të mos përdoren për të paktën dy ditë. Të treja kanë përbërje jashtëzakonisht të lartë acidike, kështu që mund të pengojnë qiellzën për t’u shëruar duke shtyrë të gjithë procesin.

4. Pastrojeni gojën
Bakteriet në një plagë të hapur mund të çojnë në infektim të saj dhe të ndalojnë shërimin, kështu që duhen larë dhëmbët vazhdimisht dhe të bëjmë gargare herë pas here.

5. Merrni trajtim mjekësor
Nëse keni një djegie të fortë atëherë duhet të konsultoheni me një mjek, i cili do t’ju drejtojë drejt disa medikamente që mund t’ju ndihmojnë të kaloni këtë problem shumë shpejt./abcnews.al