Ekstradohet nga Gjermania 56-vjeçari i dënuar për vrasje

schedule12:00 - 8 Gusht, 2019

schedule 12:00 - 8 Gusht, 2019

Është ekstraduar sot nga Gjermania një 56-vjeçar, i akuzuar dhe i dënuar nga drejtësia shqiptare për një ngjarje makabre te vitit 1997.

Byniamin Hajro ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 e kishte dënuar me 25 vjet burg për rrëmbimin dhe vrasjen me paramendim të dy të rinjve në qytetin e Beratit.

Krimi makaber ka ndodhur në 3 Qershor 1997 në lagjen “Jani Vruho”.

Viktimat Arjan Avdullai dhe Eduart Pema janë rrëmbyer dhe janë keqtrajtuar për një nat   ë. Më pas trupat e tyre të lidhur janë djegur në mes të qytetit.

Për këtë ngjarje makabre prokuroria e Beratit ka ngritur akuzë ndaj 4 shtetasve Kudret Zhuka (i arrestuar në dhjetor 2013), Kastriot Frashëri, Byniamin Hajro dhe Gazmend Hoxha./ABC News Albania 24/7