Kanë mjaftuar vetëm 4 minuta nga nisja e pjesës së dytë, që “shtatlarti” i sulmit të “djajve”, Romelu Lukaku të gjejë dhe golin e dytë.
Gjatë ekzekutimit të një goditjeje këndi, Kevin de Bruyne pason topin te Lukebakio, i cili driblon i vetëm mbrojtjen suedeze e në momentin e fundit dërgon një top te Romelu Lukaku, i cili me portën e boshatisur nuk di të gabojë dhe ndëshkon “nordikët”. 0-2 për Belgjikën. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: