Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka thënë se bota duhet të dëgjojë zërin e Kinës për të financuar një rrugëdalje nga lufta në Ukrainë. Duke folur përpara vizitës së tij shtetërore në Pekin, që pritet të mbahet javën e ardhshme, kryeministri spanjoll tha:
“Kina është një aktor global, kështu që padyshim që ne duhet të dëgjojmë zërin e saj për të parë nëse mes nesh, ne mund t’i japim fund kësaj lufte dhe Ukraina mund të rimëkëmbet”.
Udhëheqësi spanjoll do të vizitojë kryeqytetin kinez më 31 mars për bisedime me presidentin Xi Jinping. Takimi mes dy liderëve pritet të fokusohet më së shumti në konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë, në të cilin Kina e ka përshkruar veten si “të paanshme” dhe ka paraqitur një plan paqeje prej 12 pikash.
Sanchez ka mbështetur publikisht propozimin e paqes të Presidentit Volodymyr Zelenskyy, i cili përfshin kërkesat për të rivendosur territorin e Ukrainës në status quo përpara aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014./abcnews.al