Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me ambasadorët e akredituar në Prishtinë, kanë bërë homazhe të premten te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, në 24 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë.
Bashkë me Osmanin, homazhe bëri edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ambasadori i Francës, Olivier Guerot, ambasadori i Italisë, Antonello de Riu dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde.
Pas homazheve Osmani dhe as ambasadorët e akredituar në Prishtinë nuk pranuan të deklarohen për media. Më 24 mars të vitit 1999 kanë filluar bombardimet e NATO-s në Kosovë./abcnews.al