Policia Kufitare e Sarandës ka bllokuar një mjet lundrues turistik dhe ka vene në pranga kapitenin e këtij mjeti.
Nga verifikimet me Interpolin, rezultoi se mjeti turistik “LIBERTAS” ishte vjedhur në Turqi.
Në bord ishin dy rus dhe një turk dhe skafi i cili vinte nga Korfuzi, ka hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet portit të Sarandës.
Gjatë përpunimit të dokumentacionit nisur edhe nga përbërja e ekuipazhit, u dyshua se ky mjet ishte i vjedhur.
Nga shkëmbimi i informacionit me homologët grekë dhe malazezë dhe pas verifikimeve të kryera edhe nga Interpol Tirana, rezultoi se këtë mjet, këta shtetas ia kishin vjedhur një shtetaseje turke. Për këtë u arrestua dhe shtetasi D. U, 47 vjeç nga Turqia.
U njoftua Policia turke për të kontaktuar me pronaren e mjetit lundrues, për veprime të mëtejshme./ABC News Albania 24/7