Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar ashpër pilotin rus, i cili me një avion luftarak dëmtoi helikën e dronit amerikan, gjë që çoi në vendimin për ta shkatërruar atë në ujërat e Detit të Zi.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, komentoi veprimin e kremlinit që i dha çmim trimerie pilotit rus, pasi sipas tij në rastin më të mirë, ai është thjeshtë një “idiot”.
“Unë nuk njoh ndonjë ushtri tjetër në botë, një forcë tjetër ajrore në botë, që do të shpërblente një pilot për rrëzimin e një droni.
Nëse kjo është trimëri, atëherë mendoj se ata kanë një përkufizim tjetër. Është qesharake, është fyese.
Nuk kam asnjë ide pse ata do t’i jepnin një çmim trimërie një piloti që ishte në rastin më të keq, duke e vënë veten dhe objektin e SHBA-së në rrezik të madh, dhe në rastin më të mirë, thjesht një idiot”, tha ai.
Zyrtari amerikan deklaroi se videot e publikuara janë mjaft bindëse se piloti ka goditur qëllimisht dronin.
“Në arenën ku unë u rrita, ju nuk duhet të godisni asgjë. Të goditni ndonjë gjë është keq për ju. Nuk e kam idenë pse do t’i jepnin një çmim për trimëri një piloti i cili, në rastin më të keq, me keqdashje vuri veten dhe asetet amerikane në rrezik të madh, dhe në rastin më të mirë, thjesht një idiot”
Javën e kaluar, Ministria ruse e Mbrojtjes dha çmime për dy pilotët që kapën një dron të ushtrisë amerikane mbi Detin e Zi disa ditë më parë. Një nga pilotët e avionit luftarak goditi dronin, duke thyer helikën e tij dhe duke detyruar SHBA-në ta rrëzonin atë.
/abcnews.al