Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

 “Kur vdiq Enver Hoxha më thirri sekretari i partisë”, Adelina Mamaqi: Isha e detyruar

schedule13:47 - 22 Mars, 2023

schedule 13:47 - 22 Mars, 2023

Shkrimtarja e njohur, Adelina Mamaqi ka treguar se në momentin kur diktatori Enver Hoxha ndërroi jetë, e thirri sekretari i partisë dhe e urdhëroi të shkruante për të.

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC, ajo zbuloi se ju bind, pavarësisht mendimit që ka pasur për liderin komunist. Mamaqi theksoi se sot nuk e ka më poemën, pasi bibliotekën ia vodhën kur u largua për në Itali.

Nuk kisha trysni në atë kohë, se kur jemi të rinj, jemi më shumë poet sesa mjeshtër. Pastaj bëhemi më shumë mjeshtër sesa poet dhe unë me atë mjeshtëri që kisha fituar në atë kohë, i kam shkruar. Për shembull, kur vdiq Enver Hoxha, më thirri sekretari i partisë, edhe më tha që duhet të shkruash për shokun Enver dhe unë shkrova. Pavarësisht mendimit që unë kam pasur për të, isha e detyruar. E shkrova dhe doli një poemë e mirë, e shkrova me mjeshtëri. Nuk e lexoj fare sot sepse për fat të mirë, nuk i kam më librat, mi kanë vjedhur, me revista e me libra kur kam qene në Itali një bibliotekë të madhe me 4 mijë libra”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!