Rrëmbehet, përdhunohet e keqtrajtohet fizikisht. Një 28 vjeçare italiane është rrëmbyer e dhunuar nga ish partneri i saj shqiptar.
Shqiptari ka detyruar me forcë ish partneren e tij italiane, të qëndrojë e izoluar në një apartament në Foligno, duke abuzuar seksualisht me të për 3 ditë.
Pas 3 ditëve, ai ka marrë ish partneren e tij dhe e ka çuar në një qendër tregtare, në Castel Romano.
Duke parë praninë e shumë personave, që në atë kohë lëviznin në parkingun e qendrës tregtare, gruaja ka përfituar nga situata. Ndërsa makina ishte në lëvizje, ajo ka hapur derën e makinës dhe është hedhur në rrugë.
Pavarësisht kësaj, shqiptari ndaloi automjetin dhe u përpoq përsëri ta rikthente në makinë ish partneren, duke e goditur me shpulla dhe grushte.
Vetëm ndërhyrja e njerëzve të pranishëm dhe disa rojeve të sigurisë së qendrës tregtare bënë të mundur që gruaja të shpëtonte.
Më pas mbërritën agjentët e stacionit policor në Spinaceto, por shqiptari arriti të largohej nga vendngjarja.
Falë videove të kamerave të instaluara në qendrën tregtare, autoritet italiane arritën të gjurmojnë dhe identifikojnë shqiptarin, duke e ndaluar dhe arrestuar në Foligno.
Shqiptari akuzohet për rrëmbim, dhunë seksuale, kërcënime dhe plagosje.
Pas ndihmës mjeksore, gruaja iu nënshtrua protokollit për viktimat e abuzimit seksual./abcnews.al