Luis Enrique ka mbetur pa skuadër që kur u largua nga Kombëtarja spanjolle.
Chelsea, Atletico Madrid, dhe Juventus janë në gjurmët e tij, por në orët e fundit është shfaqur edhe Milani, i cili mund ta bindë atë të ulet në stolin kuqezi.
Sipas Calciomercato, Luis Enrique do të ishte një kërkesë e shprehur e drejtorit sportiv të Milanit, Frederic Massara, pikërisht ai që i besoi atij stolin e Roms shumë vite më parë.
Massara kërkon që Luis Enrique të bëhet trajner i Milanit për sa kohë që Pioli të largohet nga skuadra, pasi e konsideron atë një nga trajnerët më të mirë në botë për atë që ka bërë në Barcelonë dhe në Kombëtaren spanjolle.
Menjëherë pas largimit nga Kombëtarja spanjolle, Luis Enrique konfirmoi se ishte gati të rikthehet. /G.D abcnews.al/
Burimi: Fichajes