Gjykata e Posçme , ka rikonfirmuar masën e caktuar në mungesë “arrest me burg” për Leonard Daçi, jurist në Bashkinë e Bulqizës, pjesë e grupit të të zyrtareve të këtij institucioni që u arrestuan, përfshirë kryebashkiakun Lefter Alla, bën me dije gazetari i ABC News, Ermal Vija.
Kujtojmë se ditën e rivlerësimit të masave , Daçi u paraqit në Gjykatë ku iu tha togave të zeza se ishte pjesë e personave ndaj të cilit ishte caktuar një masë sigurie. Ndryshe nga sa kishte njoftuar zyrtarisht Prokuroria e Posaçme, Leonard Daçi, jurist i Bashkisë së Bulqizës, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, u paraqit rreth 2 orë pas nisjes së seancës për caktimin e masave së sigurisë.
Ai erdhi i shoqëruar nga avokati Arben Peçi, ndërsa vuri në dijeni Gjykatën se ishte një nga të dyshuarit, dhe ndaj tij ishte marrë në mungesë masa e sigurisë “arrest me burg”.r.t/abcnews.al