Qeveria franceze i mbijetoi dy mocioneve të mosbesimit të paraqitura nga ligjvënësit e opozitës, pasi presidenti Emmanuel Macron përdori një fuqi të veçantë kushtetuese për të kaluar reformën e pensioneve pa votim në parlament.
Reforma e pensioneve tanimë është miratuar sipas ligjit francez, por deputetët e opozitës janë zotuar të vazhdojnë luftën e tyre kundër ligjit të ri të diskutueshëm, shkruan France 24.
Propozimi mblodhi 278 nga 287 votat e nevojshme për të rrëzuar vendimin e qeverisë.
Mocioni i dytë i mosbesimit, i paraqitur nga Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë, gjithashtu nuk kaloi.
Në të gjitha qytetet franceze është protestuar kundër projekt-ligjit që synon të rrisë moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç./abcnews.al