BE miraton planin, do të dërgojë municione me vlerë prej 2 miliardë eurosh në Ukrainë

schedule13:59 - 20 Mars, 2023

schedule 13:59 - 20 Mars, 2023

Ministrat e jashtëm të BE-së kanë rënë dakord për një plan prej 2 miliardë eurosh për të dërguar së bashku predha artilerie të nevojshme për Ukrainën, raportoi AFP, duke cituar diplomatë.

Ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes në takimin në Bruksel kanë rënë dakord për një iniciativë të shumëanshme që synon t’i sigurojë Ukrainës 1 milion predha në vitin e ardhshëm dhe të rimbushë rezervat e tyre, sipas diplomatëve.

Ukraina ka thënë se forcat e saj duhet të racionojnë armët e zjarrit pasi pushtimi i Rusisë është shndërruar në një luftë rrënuese.

Kievi ka thënë se kërkon 350,000 predha në muaj për të ndihmuar trupat e tij të zmbrapaisn  sulmin e forcavr ruse dhe t’i lejojnë ata të nisin kundërofensiva të reja më vonë gjatë vitit.

/abcnews.al