U largua nga Shqipëria në ’97, bashkëshortja e Gëzim Nikës tregon vështirësitë në SHBA: Bëja 3 punë

schedule09:17 - 20 Mars, 2023

schedule 09:17 - 20 Mars, 2023

Koreografja Angjelina Nika, e cila nga të gjithë njihet si bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Gëzim Nika ka bërë një rrëfim tepër të ndjerë këtë të hënë në “ABC e Mëngjesit”.

Në një lidhje me Skype nga SHBA, ajo ka folur për largimin nga Shqipëria dhe fillimet e vështira në SHBA, ku i dashur të punojë tre punë. Angjelina ka theksuar se fëmijët kanë qenë shumë të vegjël dhe padyshim ata kanë dashur dedikim dhe kohën e duhur.

Ne jemi larguar nga Shqipëria në 1997 dhe jemi larguar me fëmijët e vegjël, kështu fillimi ka qene i vështirë.  Të gjithë janë emigrantë dhe fillon diçka të re.

Përshtatja nuk ka qenë e lehtë për ne si artista. Kur ti fillon duke u përshtatur, nuk pyet kush se kush je këtu. Unë kam filluar shkollën, kur kam ardhur, ndërsa burri në zanatin e vetë. Unë kam punuar 3 punë, përkthyese, përgjegjëse dhe koreografe.

Vitet e para kur ja kthen shpinën vendit tënd, lë shumë gjëra, lë prindërit, familjen, të dashurit e tu, njerëzit që je rritur, vendin tënd dhe lë diçka që ti e ke dashur si unë që kam lënë vallen. Këtu janë dy gjëra që do bësh, edhe punën që të mbash familjen, kam edhe vallen që të mos harroj traditën, kulturën.

Kur kemi ardhur ne, i kemi pasur fëmijët shumë të vegjël, çuni ka qenë 2 vjeç, vajza 7, tjetra 9. Kështu që fillimi deri nga viti 2005, unë jam marrë me fëmijët. Kam qene në shkollë, kurse Gëzimi ka qenë në punë. Kështu që deri atëherë unë i jam përkushtuar komplet familjes”, tregoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!