Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim: S.Th. 15 vjeç, banues në Durrës.
Në bashkëpunim me shtetasin Gj.Sh.,31 vjeç i cili është shpallur në kërkim kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasit J.B. 29 vjeç, banues në Durrës dhe M.P. 23 vjeç, banues në Durrës, ku për pasojë është plagosur në këmbë shtetasi M.P.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Vrasja në rrethane të tjera cilësuese” në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 79/dh, 22, 25 dhe 278/ 5 të Kodit Penal./abcnews.al