Analisti Mentor Nazarko ka qenë i ftuar në Edicionin Qendror në ABC News, ku ndër të tjera komentoi edhe akuzat e opozitës kosovare ndaj Kurtit për mashtrim në lidhje me marrëveshjen me Serbinë.
Nazarko shprehet se sipas tij opozita nuk ka të drejtë, pasi për Kosovën kjo është marrëveshja më e mirë e mundshme në rrethanat që ndodhet.
“Së pari unë besoj se opozita nuk ka të drejtë. Kam qenë sistematikisht kritik me Kurtin, por kjo marrëveshje do të duhet ta pranojmë që është me e mira e mundshme që Kosova mund të nxirrte nga këto rrethana.
Nëse ka mashtrim, mund të jetë perëndimor” u shpreh Nazarko.r.t/abcnews.al