I dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë për arritjen në parim të një marrëveshjeje.
Në një prononcim të shkurtër për mediat në Ohër, Escobar u shpreh se marrëveshja hap një derë të re për paqen dhe integrimin.
Escobar shtoi se SHBA është e gatshme të ndihmojë me çdo gjë për paqen në Ballkan.
“Dua të përgëzoj palët që arritën një marrëveshje të vështirë, por të nevojshme për të pasur një marrëdhënie të sigurt mes tyre. Kjo hap një derë për integrimin atlantik për të dyja palët dhe për të hapur një derë të re paqeje. E vlerësoj punën e palodhur dhe mund t’ju them sot se SHBA është e gatshme që të suportojë ekonomikisht dhe në çfarë çdo mënyrë për ta bërë realitet paqen në Ballkan”, theksoi ai/abcnews.al


