Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pakistan, mbështetësit e Imran Khan përleshen me policinë jashtë gjykatës

schedule14:22 - 18 Mars, 2023

schedule 14:22 - 18 Mars, 2023

Policia në Islamabad është përleshur me mbështetësit e ish-kryeministrit pakistanez Imran Khan teksa ai mbërriti në qytet për t’u paraqitur në gjykatë. Policia tha se mbështetësit e Khan hodhën gurë dhe përdorën gaz lotsjellës pranë gjykatës.

Teksa udhëtonte për në kryeqytet, policia bastisi shtëpinë e tij në Lahore dhe arrestoi disa persona. Më herët gjatë javës, policia e Lahore u përpoq të arrestonte Khan ndërsa oficerët u përleshën me mbështetësit jashtë shtëpisë së tij.

Të premten, gjykata i dha Khan mbrojtje kundër arrestimit me garancinë se ai do të paraqitej në gjykatë të shtunën. Ish-kryeministri thotë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.

Ai tha se përpjekjet për ta arrestuar atë nuk kishin lidhje me çështjen gjyqësore dhe në vend të kësaj kishin për qëllim ta çonin burg në mënyrë që të mos mund të udhëhiqte fushatën zgjedhore.

Rreth 4,000 zyrtarë të sigurisë, duke përfshirë komando elitare dhe skuadra antiterroriste, janë vendosur në Islamabad, raportoi AFP. Policia bllokoi autostradën për në Islamabad me kontejnerë transporti dhe kamionë të mëdhenj për të ndaluar kolonën e  Khan teksa i afrohej qytetit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!