Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, komentoi për shortin e çerekfinaleve të Champions League, të cilët do të gjejë zikaltërit përballë Benfikës, ku sfida e parë do të luhet në Lisbonë dhe e kthimit në San Siro.
“Interi është kthyer për të luajtur një çerekfinale të Champions League dhe ne jemi shumë krenar sepse një klub si i yni e meriton të luajë këtë lloj ndeshjeje. Kundër Benfikës do të jetë dy sfida të bukura me një atmosferë të shkëlqyer dhe tensionin e duhur, të denja për rëndësinë e këtij kompeticioni.
Benfika është një skuadër e fortë me traditë të madhe, grupi i tyre luan shumë mirë. Megjithatë, ne jemi gati për t’i dhënë një tjetër ëndërr tifozëve tanë. Do të jenë dy sfida emopcionuese dhe të ndërlikuara, të gjithë do të bëjmë maksimumin për të mos lënë asgjë rrugës”, është shprehur trajenri i Interit./ h.ll/abcnews.al