Eldis është këngëtari i ri, që po korr sukses në TikTok me ‘cover-at’ e shumtë. Ndryshe nga të tjerët, ai i shton tekst këngëve dhe i përshtat në formën e një dueti. Kënga që po bën ‘namin’ së fundmi, është ‘Alo’ e Samanta Karavellës, të cilën Eldisi e ka bërë shumë virale në rrjet.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se krahas pasionit për muzikën, të cilën do e zhvilloj më tej, ndjek edhe studimet për IT.
“Unë vazhdoj IT, vazhdoj masterin shkencor te Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Mirëpo, do ta vazhdoj muzikën. Unë kam disa projekte, që si të thuash, nuk i kam nisur akoma tamam, por që ajo është ideja. Unë nxjerr këngët e mija, edhe atë jam munduar nga pak, nga ana e shkrimit të teksteve, prandaj ‘cover-at’ i bëj me fjalët e mija, që të mësohem nga kjo anë.
Samanta është një nga këngëtarët që do doja të bashkëpunoja. Të gjithë ata që kam bërë unë duet, i kam qejf si artist. Me të gjithë do doja të bëja një bashkëpunim”, u shpreh ndër të tjera i riu./abcnews.al