Një 42-vjeçar afgan që ndodhet i strehuar në Shëngjin, është arrestuar nga Policia e Lezhës për dhunë në familje.
Ai është denoncuar nga koordinatorët e grupit pasi mbrëmjen e djeshme, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht vajzën e tij të mitur 14-vjeçare.
Ndaj 14-vjeçares u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Njoftimi i policisë
Lezhë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin afgan F. A. R., 42 vjeç, me banim të përkohshëm në Shëngjin, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur 14-vjeçare.
Gjithashtu, ndaj 14-vjeçares u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.