Presidenti Kinës, Xi Jinping, do të udhëtojë në Rusi nga 20-22 mars për një vizitë shtetërore, tha Kremlini në një deklaratë të premten.
“Gjatë bisedimeve, ata do të diskutojnë çështje aktuale të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve gjithëpërfshirëse të partneritetit dhe bashkëpunimit strategjik midis Rusisë dhe Kinës”, tha Kremlini.
“Një numër dokumentesh të rëndësishme dypalëshe gjithashtu do të nënshkruhen”, shtoi Reuters.
/abcnews.al