Dikur konsiderohej si një nga talentet më të mëdha në repartin e mesfushës angleze, mirëpo kohët e fundit gjërat kanë ndryshuar për “fantazistin”, Dele Alli, i cili po përballet me një rënie të vazhdueshme në karrierën e tij, që prej sezonin 2020-2021.
Pas dështimit të “aventurës” me Everton, Alli u transferua drej “gjigandëve” turq të Besiktas, mirëpo edhe atje asgjë nuk po shkon siç duhet dhe së fundmi, trajneri Senol Gunes e ka përjashtuar 26-vjeçarin nga ekipi, duke e lënë mesfushorin në tribunën e tifozëve deri në fund të sezonit, ku edhe stërvitjen do ta kryejë me skuadrën e të rinjve.
Shkak për të vendim kaq drastik nga ana e teknikut është bërë mungesa e seriozistetit në sërvitje nga ana e anglezit, me këtë të fundit që pretendonte për më shumë minuta në fushën e blertë. /i.m /abcnews.al