Mosregjistrimi i PD në zgjedhje, Spartak Ngjela: Ja ku gaboi Celibashi

schedule19:35 - 15 Mars, 2023

schedule 19:35 - 15 Mars, 2023

TIRANË- Avokati Spartak Ngjela vendimin e Celibashit për të mosregjistruar PD-në në zgjedhje e cilësoi të gabuar. Ai tha se Celibashi bëri interpretim të ligjit, një akt, i cili sipas Ngjelës nuk i takon kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por kjo është kompetencë e gjykatës.

“Vendimi është i gabuar, sepse shtypit e kanë dhënë dhe besoj se është e e vërtetë. Si ka prokurë, si ka vendimin e tij, është e njëjta gjë për ligjin. Kam përshtypjen se Komisioini i Apelit do ta rregullojë. Ka interpretuar ligjin, gjë që se ka në dorë. Interpretimin s’e bën dot Celibashi, por e bën vetëm gjykata, Po shkon në një gjykatë dhe atëherë do ta vendosë gjykatë.  Duhet firma origjinale e Bashës apo hyn në lojë edhe prokura së Bashës. Mes tyre, nuk ka asnjë ndryshim, dhe ky [Allibeaj] është kryetari i komanduar i partisë dhe s’kishte nevojë fare ta çojë në gjykatë për interpretim. Juridikisht  është gabim”, tha ai.

Ai u pyet edhe për tragjedinë e Gërdecit, që në 15-vjetorin e saj, zyrtarë të lartë shtetërorë ende nuk janë ndëshkuar, megjithëse shpresat tek SPAK janë të larta.

“Pushteti gjyqësor ka qenë i korruptuar, dhe tani e kam marrë SPAK të shikojmë se çfarë bën SPAK. Të tjerët janë dënuar dhe nëse ka një provë, duhet të ketë një vepër penale”, tha Ngjela/n.m.abcnews.al