Haradinaj kritikon ministrat e tij për mungesat në mbledhje

schedule11:44 - 15 Dhjetor, 2017

schedule 11:44 - 15 Dhjetor, 2017

Kryeministri Haradinaj ka kritikuar serish ministrat e qeverisë së tij per mungesa te pajustifikuara ne seancat parlamentare apo ne mbledhje qeverie.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur vërejtjet e tij për ministrat të cilët mungojnë në seancat parlamentare pasi ndodhen jashtë vendit. Haradinaj tha se nëse një ministër do të mungojë në seancë apo mbledhje qeverie atëherë duhet të lajmërojë atë personalisht. Sipas tij në seancën e ttë enjtes tre ministra në vend që të ishin në sallë kanë qenë në Paris. Haradinaj tha se ky është një turizëm I tepruar dhe duhen pyetur për arsyet që kanë pasur për të udhëtuar. Në mbledhjen e qeverisë mëngjesin e të premtes kryeministri Haradinaj i kërkoi ministrave të tij që në rastin më ekstrem në pamundësi për të qenë të pranishëm në parlament, atëherë duhet të dërgohet një këshilltar apo dikush nga stafi, që të jetë në dijeni të cdo gjëje që ndodh./abcnews.al