Presidenti Trump anulon neutralitetin e internetit

schedule11:40 - 15 Dhjetor, 2017

schedule 11:40 - 15 Dhjetor, 2017

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë jo të gjithë mund të përfitojnë në të njëjtën mënyrë nga interneti. Administrata Trump ka anuluar principin e internetit neutral dhe pa diskriminime. Komisioni federal i komunikimit i ka dhënë dritën jeshile internetit me dy shpejtësi duke u lejuar operatorëve që të ofrojnë një shërbim më të shpejtë firmave që paguajnë më shumë.

Nuk kanë munguar reagimet, nga kompania Google u publikua një deklaratë sipas të cilës do të vazhdojë të ruhet politika e neutralitetit të internetit. Politikë e cila gëzon mbështetjen publike, është miratuar nga gjykata dhe funksionon mirë për ekonominë e internetit. Amazon – nga ana e saj shton se do të vijojë bashkëpunimi me mbështetës të tjerë të neutralitetit të internetit në mënyrë që klientët të mund të kenë interentetin e hapur në cdo moment. Tuiter është bërë gati për një përballje në gjyq për të mbrojtur idenë e internetit të lirë për të gjithë. Edhe Facebook e ka kritikuar këtë vendim duke e cilësuar të dëmshem./abcnews.al