Franko Lerda: Na bënë padrejtësi pasi jemi një vend i vogël

schedule13:37 - 2 Gusht, 2019

schedule 13:37 - 2 Gusht, 2019

Eliminimi i Partizanit nga Europa League pas një goli nga pozicioni jashtë loje ka lënë një shije të hidhur tek trajneri Franko Lerda. Italiani theksoi pas ndeshjes se padrejtësitë ndodhin pasi jemi një vend i vogël.

Eliminimi i Partizani nga Europa League pas një goli dukshëm në pozicion jashtë loje ka irrituar jo pak trajnerin e të kuqve Franko Lerda. Tekniku italian ka theksuar se jemi vend i vogël ndaj dhe ndodhin të tilla raste. Ndër të tjera, Lerda përgëzon futbollistët e Partizanit për ndeshjen e zhvilluar.

“Kjo është gjëja më negative absolutisht në futboll. Mund të humbësh e fitosh ndeshje, por në këtë mënyrë të shqetëson shumë. Jemi vend i vogël dhe ndodhin këto raste të dyshimta. Gjyqtari o duhet të ngrejë flamurin ose jo, nuk ka asgjë për të ndryshuar vendimin. Është e kotë të flasim për rezultat. Komplimente djemve, edhe atyre në pankinë e në tribunë se kanë bërë gjithçka si duhet. Kemi qenë bashkë, kemi dhënë maksimumin dhe mund të merrnim diçka më shumë. Djemve nuk mund t’u them gjë tjetër, kemi bërë tre ndeshje ne lartësinë e duhur, kanë mbajtur lart figurën e Partizanit. Nuk mund ta quaj katastrofë ndeshjen e parë ndaj Sherif në Tiranë, të gjithë kanë bërë mirë. Të jenë krenarë, shumë krenarë se kemi dalë me kokën lart. Kemi luajtur me personaliet duke u munduar te bëjmë lojën, kjo është rruga e duhur. Dalim ne kokën lart, nuk e meritonim këtë eliminim”.

Skuadra e Partizanit tashme do të përgatitet për startin e kampionatit ku synimi kryesor është mbrojtja e titullit kampion./ABC News Albania 24/7