Pasi ka punuar në këtë format për një kohë të gjatë, FIFA tani është gati të miratojë një Kupë Bote me 48 ekipe. Edicioni i ardhshëm 2026, i cili do të zhvillohet midis Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë, do të ketë 104 ndeshje në krahasim me 64, luajtur në Katar 2022 kur morën pjesë 32 kombëtare. Vendimi zyrtar duket së është një hap larg dhe duhet të arrijë në orët në vijim pas mbledhjes së këshillit drejtues në Kigali të Ruandës.
Sipas mediave angleze, kalimi nga 32 në 48 skuadra do të shoqërohet edhe me një ndryshim drejtimi për sa i përket grupeve. Fillimisht u fol për 16 grupe me tre skuadra, në realitet do të ketë një ndarje më klasike në 12 grupe me 4 ekipe kombëtare. Dy të parat në çdo grup dhe tetë nënkampionët më të mirë do të kalonin në raundin tjetër, jo në raundin e 16-të si në Katar, por në raundin e 32-të.
Në Kupën e Botës 2026 do të ketë pra një raund tjetër për të luajtur, do të shkohet nga shtatë në tetë ndeshje për fazën finale, dhe kështu ndeshjet totale të eventit do të shkojnë nga 64 në 104.
Ky mund të jetë edhe një shans i artë për Shqipërinë, ku me këtë zgjerim të ekipeve pjesëmarrëse, kuqezinjtë do të kishin një shans të madh për të shkelur në skenën botërore të futbollit./ h.ll/abcnews.al