Elbasani kryeqendër e Ditës së Verës, festë dhe karnavale në qytet

schedule09:47 - 14 Mars, 2023

schedule 09:47 - 14 Mars, 2023

Si çdo vit, Elbasani ka mbledhur në Ditën e Verës qytetarë nga të gjitha rrethet. Festa pagane, ka nisur prej dy ditësh në qytetin e traditës por festimet e shënojnë kulmin me datë 14, që konsiderohet edhe si dita e verës. Aktivitetet janë të larmishme duke nisur nga koncertet dhe te karnavalet.

Bashkia ka organizuar një sërë aktivitetesh. Nis me paradën e Karnavaleve duke vijuar më pas me koncerte për fëmijë, ekspozita, panairi i zejeve dhe koncerte të ndryshme. Festimet e 14 Marsit plotësohen gjithashtu edhe me ëmbëlsirën tradicionale të kësaj dite, ballokumen./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!