Fundjava solli miq te vecantë nw Kukws. Mw shume se 300 nxwnws nga Mitrovica mbërritën në qytetin verior për t’u njohur me një prej ngjarjeve me te rëndësishme te historisë tone atë te eksodit. Ndalesa e parë ishte te kulla, simbol i eksodit biblik, ku rreth 500 mijë shqiptarë të Kosovës u shpërngulën nga vendi i tyre në vitin 1999 për shkak të genocidit serb.
Ata shoqërohen nga mësuesit, që kanë qenë dëshmitar të asaj që ndodhi. Thonë se duan t’u mësojnë nxënësve të tyre pëerjetimet e luftës dhe të jenë mirënjohës për mikrpritjen.
“Është një prjetim i joni. Kjo gjeneratë nuk e ka pasur atë fat të keq, por ne tja përkujtojmë. Le të dijnë që ky ka qenë një vend që shqipëria na ka prit. Të mos harrohet.”
“Kukësi tregon një hsitori. Për ne është nder i madh të vizitojmë kukësin. Nxënsit i kemi sjellë për arsye edukative.”
Eksodi i vitit1 999, përkujtohetçdo vit ne datën 16 prill. Në këtë ditë, çdo vit ne Kukës vijnë si dikur, mijëra qytetare te Kosovës ne shenje falënderimipër mikpritjen e bujarinë e madhe te treguar ne pranveren e viti 1999.
Kukësi nga një qytet i vogël, u mbipopullua me më shumë se 500 mijë banorë nga Kosova, qëndresa dhe lufta e të cilëve ishte në fokus të mediave botërore për më shumë se 3 muaj me radhë.