Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara filluan sot stërvitjet e tyre më të mëdha të përbashkëta ushtarake në pesë vjet, pavarësisht kërcënimeve nga Koreja e Veriut, e cila njoftoi disa orë më parë se kishte lëshuar dy raketa nga një nëndetëse.
Koreja e Veriut njoftoi se dy raketat goditën me saktësi objektivin e tyre të paracaktuar në Detin Lindor të Koresë, pasi udhëtuan për 1500 kilometra, raportoi KCNA.
Këto kishin për qëllim të provonin vendosmërinë e Koresë së Veriut për të kontrolluar situatën në të cilën, sipas KCNA, “imperialistët amerikanë dhe kukullat e tyre, forcat koreano-jugore, po avancojnë gjithnjë e më shumë stërvitjet e tyre ushtarake kundër saj.”
Imazhet e publikuara nga mediat koreano-veriore tregojnë një raketë që lëshohet nga një nëndetëse. Shtabi i përgjithshëm ushtarak i Koresë së Jugut tha se vëzhgoi lëshimin e të paktën një rakete të paidentifikuar nga një nëndetëse koreano-veriore të dielën.
/abcnews.al