ABC News ka mësuar identitetin e gruas e cila mbeti viktimë e të shtënave me armë në një lokal në “Don Bosko” në Tiranë.
Mësohet se viktima është Mimoza Paja, e cila punonte si kamariere në lokalin ku ndodhja ngjarja mbrëmjen e kësaj të diele.
Ndërkaq, të plagosurit janë: Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli.
Bëhet me dije se dy persona të kenë qëlluar me një motor në drejtim të lokalit.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe prokurori i Tiranës, Ardian Dyrmishi./abcnews.al