Shenja e Horoskopit që ka fituar më shumë çmime Oscar

schedule11:51 - 12 Mars, 2023

schedule 11:51 - 12 Mars, 2023

Oscars 2023 janë në prag dhe ndërsa ne me kënaqësi do të pranojmë se janë pamjet në tapetin e kuq tashmë në modë që na emocionojnë më shumë, është fitorja ajo që ka rëndësi. Kur bëhet fjalë për veshjet më të mira të Oscar-it, ne kemi përpiluar një listë të atyre që na mahnitën më shumë gjatë 20 viteve të fundit, por parashikimi se kush do të fitojë Golden Globe është një punë që i përshtatet më së miri një astrologu.

Astrologia e njohur britanike Inbaal Honigman u bashkua me Heart Bingo (kompani bastesh) për të gjetur shenjat e zodiakut të çdo aktori fitues të Oskarit që nga viti 1927 dhe shenja kryesore në listë nuk është ajo që prisnim.

Shenja me më shumë Oscar është Demi. Me 51 fitues që i përkasin atij gjatë viteve të institucionit, kandidatët e lindur midis 20 prillit dhe 20 majit kanë shanset më të mira për të fituar çmimin mbrëmjen e së dielës.

Cila shenjë e zodiakut ka më pak gjasa të marrë një çmim? Binjakët. Gjatë viteve, vetëm 28 fitues të lindur mes 21 majit dhe 21 qershorit janë larguar me Statujën e Artë në dorë.

Më poshtë lexoni listën e shenjave të zodiakut të cilave u përkasin më së shumti fituesit e Oskarit:

Demi: 51 fitues

Dashi: 49 fitues

Luani: 45 fitues

Akrepi: 42 fitues

Ujori: 42 fitues

Bricjapi: 42 fitues

Gaforrja: 39 fitues

Peshorja: 36 fitues

Peshqit: 35 fitues

Shigjetari: 34 fitues

Virgjëresha: 32 fitues

Binjakët: 28 fitues./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!