VIDEO/ Real Madrid triumfon me “samba” ndaj Espanyol

schedule15:54 - 11 Mars, 2023

schedule 15:54 - 11 Mars, 2023

Real Madrid ka arritur të triumfojë me rezultatin e pastër 3 me 1 në “Santiago Bernabeu” ndaj rivalëve të Espanyol, në një fitore ku deçizivë ishin golat e shënuar nga dyshja braziliane Vinicius Junior-Eder Militao.

Gjithçka u vulos në pjesën e parë. Fillimisht avantazhin e morën miqtë e Espanyol, të cilët pas një kundërsulmi blic gjetën të papërgatitur mbrojtjen “madrilene” dhe anë të Joselu ndëshkuan portierin Courtois në minutën e 8’-të të sfidës.

Më pas do të vinte radha e brazilianëve. Së pari, Viniciu Junior driblon i vetëm kundërshtarët dhe me një goditje diagonale dhe potente brenda zonës mposhtë portierin kundërshtar në minutën e 23’-të dhe vetëm 16 minuta më pas në të 39’-tën, pas një krosimi në zonë nga ana e Aurelien Tchouameni, qendërmbrojtësi Eder Militao kërcen më lart se të tjerët duke siguruar kështu avantazhin, ndërsa të vulosur gjithçka mendoi Marco Asensio në minutën e 93’-të të sfidës.

Pas këtij triumfi “galaktikët” ngjiten në kuotën e 56 pikëve, 6 më pak se rivalët e Barcelonas në vendin e parë, por “katalanasit” kanë ende një ndeshje për të luajtur./i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Goli i Joselu, 0-1 për Espanyol-in:

Goli i Vinicius Junior, vendoset barazimi 1-1:

Goli i Eder Militao, 2-1 për Real Madrid:

Goli i Marco Asensio, 3-1 për Real Madrid: