BBC ka hequr nga puna Gary Lineker, ish-kapitenin e Anglisë nga drejtimi i rubrikës sportive, “Match of the Day” programi më i ndjekur sportiv në Angli.
Kjo, pasi Lineker përmes një postimi në Twitter, akuzoi politikën e re kundër emigrantëve si “gjermania e viteve 30”.
Drejtuesit e TV besojnë se ish-kapiteni i Anglisë ka shkelur udhëzimet e paanësisë me kritikat e tij ndaj politikave të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për azilin.
Ndërkohë, në mbrojte moderatorit i erdhën ish-legjenda e Arsenalit, Ian Wright dhe ish-legjenda e Newcastle, Alan Shearer të cilët nuk do jenë më pjesë e emisionit si analistë duke e “braktisur” BBC.
Postimi në Twitter që i kushtoi punën Gary Lineker
“Nuk ka asnjë fluks të madh refugjatësh. Ne pranojmë shumë më pak refugjatë se vendet e tjera të mëdha evropiane. Kjo është një politikë tepër brutale e qeverisë britanikekundër njerëzve, që nuk ndryshon nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet 30″, shkroi në Twitter moderatori duke denoncuar projektligjin. /G.D abcnews.al/
Burimi: Sky News