Regjistrimi në KQZ, Curri: PD po luan ‘viktimën’, nuk do të hyjë në zgjedhje

schedule22:14 - 10 Mars, 2023

schedule 22:14 - 10 Mars, 2023

Analisti Arjan Curri thotë se Partia Demokratike nuk është e interesuar që të hyjë në zgjedhjet e 14 Majit. Sipas tij, grupi i Alibeajt po luan “viktimën” për të shmangur zgjedhjet pasi e dinë që do të dalin me rezultat të dobët. Ai shtoi se nuk i kanë dërguar vetë letrat siç duhet në KQZ për këtë arsye.

I pyetur nga Arjan Çani në emisionin “Zonë e Lirë” nëse Lulzim Basha do të firmosë dokumentet e kërkuara nga KQZ, Curri tha:

“Nuk mendoj se do ta bëjë. Nuk do të shkojë. Në të tilla raste do ta apelojnë vendimin në KAS dhe Kolegjin Zgjedhor dhe nëse janë nën kontrollin e amerikanëve do t’i pranojnë letrat siç janë dhe nëse nuk janë, nuk futet PD e Vulës. Mund të jetë një lloj strategjie e PD që të mos futet në zgjedhje“, tha ai.

“I kanë bërë vetë letrat gabim sepse do të dilnin shumë keq. Duke mos u futur luajnë pak viktimën se nuk na futën“, tha Curri duke shtuar se “shumë shpejt Basha do të kthehet si kryetar i PD të vulës”. Ilir Kulla shtoi se të dyja PD nuk do të hyjnë në zgjedhje dhe se do ta tregojnë fajin tek njëra-tjetra.

“Mendoj se të dyja PD, edhe për shkak të sondazheve dhe situatës politik e dinë se si përfundojnë këtë zgjedhje do të mundohen t’i faturojnë njëri-tjetrit dështimin sepse në karakter se ka asnjëri që ta pranojë. Duke qartë sepse edhe aleatët e dy PD po shkojnë me listat e tyre dhe nuk ka një bashkim. Basha nuk do të shkojë por do të firmosë letrat.“, tha Kulla. /abcnews.al