Kosovë, qytetari gjen portofolin me para dhe e dorëzon në Polici

schedule12:04 - 10 Mars, 2023

schedule 12:04 - 10 Mars, 2023

Gjest i veçantë në Kosovë. Një qytetar nga Prishtina ka dorëzuar në stacionin policor një portofol të humbur, brenda të cilit kishte para dhe dokumente. Policia ka njoftuar se menjëherë është thirrur në stacion pronari i portofolit dhe sipas procedurave, ai ka marrë portofolin, paratë dhe dokumentet.

“Sot zyrtarëve të stacionit policor Qendra, në rrugën “Tringë Ismajli”, në Prishtinë, një qytetar V. Ramadani,  ju ka dorëzuar një portofol (që e kishte gjetur në rrugë), ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale. Menjëherë është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe konform procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet.Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

/abcnews.al