I dha fitoren Romës në sfidën e vështirë, Marash Kumbulla: E kisha ëndërr një gol në Evropë

schedule22:41 - 9 Mars, 2023

schedule 22:41 - 9 Mars, 2023

“Legjionari” Marash Kumbulla u kthyer në një “hero” mbrëmjen e sotme, teksa vulosi fitoren 2 me 0 ndaj Real Sociedad, pas atij goli me kokë të shënuar në minutën e 87’-të, gol i cili i dha Kumbullës dhe çminim si “lojtari më i mirë” i ndeshjes.

Pas fitores Kumbulla u shpreh tepër i emocionuar, teksa e cilëson për mediat si një “ëndërr” të bërë realitet golin në Europa League.

Pjesë nga biseda me mediat:

Si ndiheni pas këtij goli?

Shumë i emocionuar, pasi një gol poshtë tifogrupit “Curva Sud”, është gjithmonë një kënaqësi e veçantë. E kisha ëndërr një gol aty dhe më në fund e gjeta. Gjithashtu, është një gol që do të na ndihmojë shumë në rrugëtimin tonë në Europë.

Mbrojtja po shfaqet shumë solide…

Është padyshim çështje e impenjimit të të gjithë repartit, por edhe e futbollistëve të tjerë. Duke nisur nga sulmi, të gjithë po japin kontributin e tyre që të mbrohemi mirë dhe të mos pësojmë gola.

Keni qenë gjithmonë i duruar, duke prituar momentin tuaj…

Unë jam gjithmonë kështu. Stërvitem në maksimum dhe provoj të jap më të mirën, sa herë që më kërkohet. Natyrisht gjërat në fushë jo gjithmonë shkojnë mirë, por unë jap gjithmonë maksimumin. Ky jam unë, me të mirat dhe defektet e mia. /i.m /abcnews.al