Ka përfunduar me rezultatin 2 me 0 sfida mes “verdhekuqve” të Roma-s dhe spanjollëve të Real Sociedad, sfidë kjo e vlefshme për aktin e parë të fazës së 1/16-ve, të UEFA Europa League.
Për arritjen e këtij triumfi jashtëzakonisht të rëndësishëm për skuadrën e Jose Mourinho mjaftuan nga një gol për secilën pjesë. Fillimisht do të ishte italiani Stephan El Shaarawy ai që do të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 13’-të, të sfidës pas një kundërsulmi blic të “romakëve”.
Mirëpo, nuk do të mbaronte me kaq pasi për të vendosur fitoren e “verdhekuqve” do të mendonte “legjionari” Marash Kumbulla, i cili kërcen më lart se të tjerët duke çuar topin në rrjetën spanjolle pas një ekzekutimi perfekt të goditjes nga këndi, nga Paulo Dybala.
Tashmë “verdhekuqtë” duhen të mendojnë për ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet në Spanjë, mbrëmjen e 16 marsit. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Stephan El Shaarawy:
Goli i Marash Kumbullës: