Zgjedhjet/ Yuri Kim: Garanci nga partitë politike për kandidatë të pastër

schedule16:42 - 8 Mars, 2023

schedule 16:42 - 8 Mars, 2023

Nuk është vetëm Gjykata e Apelit, që ka vendosur për vulën e Partisë Demokratike. Pas atij vendimi, vulën e ka vendosur edhe ambasada amerikane, që anashkalon selinë blu ku qëndron Sali Berisha, dhe si përfaqësues i PD-së, njeh Enkelejd Alibeajn.

Këtë të mërkurë, diplomatja Juri Kim zhvilloi një takim me Alibeajn, për zgjedhjet lokale të 14 majit. Më parë dhe me Damian Gjiknurin, numrin 2 të PS-së, dhem gjithashtu Ilir Metën.

“Gjatë një takimi të frytshëm dhe miqësor me ambasadoren e SHBA në Tiranë prekem temat që lidhen me zhvillimet më të fundit në vend për t’u ndalur më gjatë tek ato të zgjedhjeve vendore të 14 Majit”

Prej tyre kërkoi konfirmim se ata nuk do të përfshijnë në lista emra problematikë por të pastër dhe të përgatitur.

Gjithashtu ka qenë e drejpërdrejtë në kërkesat për një proces të rregullt zgjedhor, që do të përbush të gjitha rekomandimet e ODIHR, duke ua përmendur ato pikë për pikë.

 “Shteti duhet të garantojë të drejtën për të zgjedhur lirisht dhe në fshehtësi. Çdo formë presioni për të zbuluar nëse dhe si kanë votuar njerëzit duhet të parandalohet”

Blerja e votës, nuk duhet të kalohet pa u ndëshkuar, thuhet në njoftimin zyrtar të ambasadës amerikane, për takimet.

“Agjencitë ligjzbatuese duhet të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votës. Qytetarët duhet të nxiten të raportojnë dhe të japin fakte për çfarëdo blerje votash apo presioni”

Një porosi lidhjet me sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. “Institucionet përkatëse duhet të hetojnë tërësisht dhe të ndëshkojnë çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor”, është shprehur Kim.

Damian Gjiknuri, numri 2 i PS-së, ka dhënë garanci se cdo kërkesë do të përmbushet, për zgjedhjet lokale.

 “E garantova ambasadoren për vendosmërinë e Partisë Socialiste për të kontribuar aktivisht për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare”

Partia Socaliste së bashku me Partinë e Lirisë, do të regjistrohen të enjten për zgjedhjet e pranverës. Do të jetë në dorë të Ilirjan Celibashit, nëse gjithashtu do ia vërë vulën e fundit PD-së së Alibeajt, apo do të kërkojë firmën e Lulzim Bashës, kryetarit në letra të PD-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!