Roberto Mancini është në alarm për fazën e tij sulmuese në skaudrën e kombëtares italiane.
Në prag të ndeshjeve eliminatore të Europianit, ndaj Anglisë dhe Maltës në fund të muajit mars, Mancini është ankuar për gjendjen e sulmuesve të tij. Duke folur për mediat italiane, tekniku ka thënë se për momentin asnjë nga sulmuesit e tij qendrorë nuk luan sistematikisht dhe kjo mund të ndikojë gjithashtu edhe te ndeshjet e marsit.
“Jemi në vështirësi në sulm, pasi Immobile është i dëmtuar dhe Raspadori në dyshim. Gjithsesi ky i fundit, bashkë me Belottin luajnë shumë pak, ndaj nuk e kanë ritmin e ndeshjes. Veçanërisht në qendër të sulmit kemi shumë vështirësi dhe i vetmi që ka minuta në këmbë, është Gnonto”, u shpreh Mancini./ h.ll/abcnews.al