Shtëpia e Bardhë: Dy nga katër amerikanët e rrëmbyer në Meksikë kanë ndërruar jetë

schedule08:27 - 8 Mars, 2023

schedule 08:27 - 8 Mars, 2023

Katër shtetas amerikanë u rrëmbyen nën kërcënimin e armës më 3 mars teksa po udhëtonin me makinë për në qytetin Matamoros, në shtetin verilindor meksikan të Tamaulipas.

Sipas familjarëve, ata kishin udhëtuar për në Meksikë për të kryer ndërhyrje estetike. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby konfirmoi viktimat gjatë një deklarate të dhënë sot.

“Shprehim ngushëllimet tona më të thella për miqtë dhe familjet e atyre që u vranë në këto sulme,” tha ai, duke shtuar se të gjitha sulmet ndaj qytetarëve amerikanë ishin “të papranueshme, pavarësisht se ku dhe në çfarë rrethanash ato ndodhin”.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Meksikës konfirmoi se nga katër amerikanët.

“Dy janë të vdekur, një person është i plagosur dhe tjetri është ende gjallë”, tha guvernatori i Tamaulipas, Americo Villarreal, gjatë një konference për media

CBS News ka raportuar se amerikanët e rrëmbyer ishin identifikuar si shtetasit: Latavia “Tay” McGee, Shaeed Woodard, Eric James Ëilliams dhe Zindell Brown.

“Që të katërt po udhëtonin përmes Matamoros, qytet me 500.000 banorë që gjendet përgjatë kufirit mes SHBA-së dhe Meksikës në Teksas, me një mini-furgon me targa të Karolinës së Veriut, kur një person i armatosur, i paidentifikuar deri më tani, hapi zjarr ndaj tyre”, tha më herët gjatë javës Byroja Federale e Hetimit (FBI).

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!