Trupat ruse do të kenë “rrugë të hapur” për të pushtuar qytetet kryesore në Ukrainën lindore nëse marrin kontrollin e Bakhmutit.
Ishte ky paralajmërimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në një intervistë me CNN, teksa mbrojti vendimin e tij për të mbajtur forcat ukrainase në qytetin e rrethuar.
“Kjo është taktike për ne,” tha Zelensky, duke këmbëngulur se ushtria e Kievit është e bashkuar për të zgjatur mbrojtjen e qytetit.
“Ne e kuptojmë se pas Bakhmutit ata mund të shkojnë më tej. Ata mund të shkonin në Kramatorsk, ata mund të shkonin në Sloviansk, do të ishte rrugë e hapur për rusët pas Bakhmutit për në qytete të tjera në Ukrainë, në drejtim të Donetsk. Kjo është arsyeja pse djemtë tanë po qëndrojnë atje”, theksoi ai./abcnews.al