Gjykata e Apelit në Durrës ka shfuqizuar vendimin e gjyqtares së Shkallës së Parë Mimoza Margjeka lidhur me vërtetimin e mandatit të kryetares së bashkisë Valbona Sako.
Apeli ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë duke pushuar kështu çështjen kundrejt kryetares së re të Durrësit të dalë nga zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.
Kujtojmë se vendimi i Shkallës së Parë dhënë nga gjyqtarja Margjeka, e konsideronte procesin zgjedhor nul pasi sipas saj Bindja Demokratike ishte regjistruar me vonesë. Ka qenë vetë Sako, ajo që e apeloi vendimin e Margjekës./ABC News Albania 24/7