Të paktën 15 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një shpërthim në një ndërtesë tregtare në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka sot.
Shpërthimi ka ndodhur brenda një pallati shtatëkatësh, duke shkaktuar dëme të shumta në dy kate.
Një zyrtar i policisë i tha agjencisë kineze të lajmeve Xinhua se shpërthimi ndodhi rreth orës 16:45 (me orën lokale) pranë një zyre biletash autobusi.
“Në objektin komercial kishte shumë dyqane që shisnin pajisje sanitare dhe shtëpiake. Një autobus që qëndronte në anën e kundërt të ndërtesës u dëmtua gjithashtu nga shpërthimi”, tha një zyrtar i zjarrfikësve.
Shkaku i shpërthimit nuk është i qartë dhe numri i të vdekurve mund të rritet ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë. Zyrtarët e cituar nga Xinhua thanë se të paktën 10 njerëz u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën në shpërthimin e fuqishëm.
Të dielën e kaluar, tre persona u vranë në një tjetër shpërthim në Dhaka.
Të shtunën, shtatë persona u vranë dhe shumë u plagosën kur një zjarr shpërtheu pas një shpërthimi në një fabrikë në Bangladeshin juglindor.