Përballja e mbrëmshme ndaj Nantes rezultoi të ishte tepër e veçantë për “superyllin” e PSG, Kylian Mbappe, i cili me golin e shënuar në minutën e 91’-të, të sfidës vendosi një rekord të ri në klubin francez, duke u “kurorëzuar” si golashënuesi më i mirë në historinë e “parizienëve”.
“Bomberi” 24-vjeçar parakaloi uruguajanin Edinson Cavani duke mbajtur i vetëm rekordin prej 201 golash, një arritje që vjen në moshë shumë të re për francezin, e cila mund të përmirësohet akomë më shumë.
Tepër i lumtur për arritje, Mbappe tha për mediat se “aventura” e tij në Paris i ka mësuar teksa thekson se është rritur shumë si lojtarë me kampionët francez.
Kylian Mbappe u kthye në golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave te PSG me golin e realizuar ndaj Nantes. Edhe pse vetëm 24 vjeç, ylli francez parakaloi Edinson Cavanin dhe kryeson i vetëm me 201 gola.
“Unë jam këtu për të shkruar historinë, por ajo që më intereson më shumë janë objektivat e ekipit. E kam shijuar çdo moment këtu. Jam përmirësuar si futbollist. Kam ndryshuar shumë, shumë…
Erdha te PSG si një lojtar i ri. Isha i talentuar, por ende shumë i ri. Kam mësuar shumë këtu edhe në aspektin njerëzor. Unë jam parizien, është diçka e veçantë të luaj për PSG-në”,- është shprehur “bomberi” francez. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: