Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale ka vazhduar akuzat e tij kundër projektit për Teatrin Kombëtar. Sipas Bashës arsyeja e vetme e prishjes së Teatrit, është përfitimi i 200 milionë eurove nga Rama dhe Veliaj. Përmes videos së postuar Basha ka vijuar me akuzat e tij kundër këtij projekti.
“Hajduti psiqik Rama vazhdon të përdorë e keqpërdorë këdo që i del para për të mbrojtur aferën Rama-Veliaj- Mafia të 6 kullave 200 milionë euro.
Pa kullat nuk ka asnjë interes për teatër të ri. Afera Rama-Veliaj-Mafia po bën pis dhe hedh dyshime korrupsioni financiar mbi këdo që përdoret dhe nuk distancohet nga kjo aferë e tmerrshme kriminale dhe hajdutërore. Sepse gjoja debati për Teatrin Kombëtar është në fakt për 6 kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin. Sepse për Rama-Veliaj-Mafian e Ndërtimit dhe të Drogës nuk ka Teatër pa kulla.
Për këdo të painformuar apo të keqinformuar po postoj më poshtë përshkrimin grafik të planit Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës për 6 kullat 200 milionë euro, arsyeja e vetme për prishjen e Teatrit Kombëtar”, shkruan Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/356537341657164/
/abcnews.al