Akuzat e Pekinit: Faktorë perëndimorë mbështesin protestat në Hong Kong

schedule16:30 - 29 Korrik, 2019

schedule 16:30 - 29 Korrik, 2019

Sipas autoriteteve kineze janë politikanë perëndimorë ata që mbështesin protestat në Hong Kong, me shpresën për të penguar zhvillimin e Kinës. Gjithsesi ata nuk kanë dhënë emra konkretë.

Disa politikanë perëndimorë po ushqejnë protestën në Hong Kong me shpresën për të vënë në vështirësi Kinën dhe të ndalojnë zhvillimin e saj. Është kjo deklarata e Jang Guang, zëdhënësit të zyrës së ekzekutivit për çështjet e jashtme të Hong Kong.

Ai komentoi protestat e vazhdueshme në rajonin special administrative kinez. Këto përpjekje sipas tij nuk do të shërbejnë për asgjë pasi Pekini nuk do të tolerojë ndërhyrje të jashtme në çështjet e ish kolonisë britanike.

Zëdhënësi nuk ka përmendur emra personash apo vendesh. Qeveria kineze i ka kërkuar ekzekutivit të Hong Kong që të dënojë autorët e akteve të dhunës dhe të rivendosë sa më shpejt rendin, një ditë pas protestave të reja në ish-koloninë britanike./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!