Estonia në zgjedhje në sfondin e pushtimit rus të Ukrainës

schedule08:56 - 5 Mars, 2023

schedule 08:56 - 5 Mars, 2023

Estonezët shkojnë në kutitë e votimit të dielën për të zgjedhur anëtarët e një parlamenti të ri, në një votim që mund të forcojë nacionalistët e ekstremit të djathtë që kanë kundërshtuar vazhdimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                  Sipas sondazheve, ajo vlerësohet se do të fitojë 24-30%, ndërsa EKRE-ja e ekstremit të djathtë 14-25% (në 2019 ka siguruar 17,8% të votave). Partia e Qendrës parashikohet të marrë 16-19%, liberalët e “Estonia 200” 9-15%, Social Demokratët (SDE) 8-11.5% dhe partia e qendrës së djathtë “Atdheu” 7-9%.

Estonia, një vend me 1.3 milionë banorë në kufi me Rusinë, është anëtare e Bashkimit Europian dhe NATO-s. Vitin e kaluar ajo drejtoi thirrjet ndërkombëtare për rritjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën. Ndihma ushtarake e Talinit për Kievin aktualisht tejkalon 1% të PBB-së së Estonisë dhe është më e madhja nga çdo vend në raport me madhësinë e ekonomisë së saj.

Partia Reformuese e qendrës së djathtë të kryeministres Kaya Kalas pritet të fitojë zgjedhjet, por ka të ngjarë të detyrohet të formojë një koalicion për të qëndruar në pushtet.

Sipas kreut të EKRE Martin Helme, Estonia “nuk duhet të përkeqësojë më tej tensionet” me Moskën. Partia e ekstremit të djathtë e fokusoi fushatën e saj zgjedhore në përfundimin e ndihmës ushtarake për Kievin dhe bëri thirrje që të mos pranohen më refugjatë nga Ukraina.

Zgjedhjet e sotme parlamentare e gjejnë Estoninë në një situatë të vështirë ekonomike, me inflacion (18.6%) ndër më të lartët në Bashkimin Europian.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!